-3.4 C
New York
Saturday, February 22, 2025

Buy now

Nga Newborn te Shtatorja e Ibrahim Rugovës, Rohde uron 17 shkurtin me një video speciale

- Advertisement -

Me një video tejet të veçantë, ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar përvjetorin e 17’të të Pavarësisë.

Ai shihet para monumentit “Newborn”, te Biblioteka Kombëtare, monumenti “Heroinat”, duke ngrënë akullore e pirë kafe, te shtatorja e Skënderbeut e Ibrahim Rugovës.

“Në emër të Gjermanisë dhe gjithë ambasadës gjermane, ju shpreh urimet më të përzemërta”, ka thënë Rohde.

Ai ka shtuar se që nga shpallja e pavarësisë Kosova ka bërë hapa të jashtëzakonshëm në demokraci, ekonomi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

“Gjermania është krenare duke qëndruar pranë jush, duke mbështetur rrugëtimin tuaj. Marrëdhëniet tona bilaterale janë testament i lidhjes së fortë mes dy kombeve tona”, ka thënë ai.

Rohde ka thënë se “pavarësia e Kosovës nuk është vetëm simbol por realitet”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit