3.6 C
New York
Tuesday, December 2, 2025

Buy now

Nga nesër nis qarkullimi i autobusëve, Trafiku Urban thotë se i janë shlyer faturat: Faleminderit për mirëkuptim

- Advertisement -

Trafiku Urban ka njoftuar se nga nesër do të kthehet transporti publik në shërbim të qytetarëve.

Kjo pasi, Ministria e Financave ka alokuar disa prej mjeteve financiare në llogarinë e Komunës së Prishtinës.

“Të nderuar qytetarë, Pas fillimit të alokimit të mjeteve nga Ministria e Financave dhe pagesës së faturave nga Komuna e Prishtinës, N.P.K. “Trafiku Urban” SHA ju njofton se nga nesër, më datë 03 dhjetor 2025, do të rifillojë ofrimin e shërbimit të transportit publik”.

“Gjatë ditëve të fundit, ndërprerja e transportit ka qenë e pashmangshme për shkak të pamundësisë financiare të krijuar nga mospagesa e detyrimeve të Komunës ndaj ndërmarrjes. Shprehim keqardhje të sinqertë për vështirësitë me të cilat qytetarët janë detyruar të përballen gjatë këtyre ditëve pa shërbimin e transportit publik dhe i falënderojmë për mirëkuptimin e treguar”, thuhet në njoftimin e Trafikut Urban. /Gazeta Express

 

Të ngjashme

Të fundit