Home Lajme Nga nesër fillon qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”

Nga nesër fillon qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”

0
Nga nesër fillon qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”

Në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina” njëri nga autobusët e kompanisë Trafiku Urban ka marrë ngjyrë rozë.

I njëjti autobusë nesër do të fillojë qarkullimin nga ora 11:00, nga priorja në rrugën “Luan Haradinaj” saktësisht nga stacioni tek New Born.

Ky autobusë do të jetë në shenjë mbështetje për fushatën e vetëdijesimit kundër kancerit të gjirit.

Në Prishtinë në tri Qendra të Mjekësisë Familjare do të ofrohen mamografi falas nga 1 tetori, në Qendrat e mjekësisë familjare në lagjet “Qafa”, “Dardania” dhe “Veternik”.

“Autobusi i ngjyrosur rozë do të fillojë nesër qarkullimin nga ora 11:00 nga pritorja në rrugën “Luan Haradinaj” (te New Born).” – thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Exit mobile version