Gjatë ditës së nesërme duke filluar nga ora 08:30 e mëngjesit kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia do të marrin pjesë në ceremoninë e vënies së gurthemelit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Komunën e Drenasit.
Ndërsa sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në orën 13:30 Kurti dhe Vitia do të marrin pjesë në përurimin e renovimit të sporteleve në Klinikën e Kirurgjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.