0.7 C
New York
Tuesday, March 4, 2025

Buy now

Nga nëntori 2022, Lista Serbe ishte në seancat e Kuvendit të Kosovës vetëm tri herë

- Advertisement -

Vendet ku ulen ata janë shumicën e kohës të lira.

E në seanca të Kuvendit, paraqiten vetëm dy herë në vit, apo çdo gjashtë muaj për t’u nënshkruar.

Në këtë formë, deputetët e Listës Serbe po e mbajnë mandatin e deputetit.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës thonë se përveç paraqitjes në seanca të Kuvendit, këta deputetë duhet të nxiten për angazhim edhe në trupa të tjerë punues.

Sipas Arbër Thaçit – hulumtues në KDI,  njëra nga format mund të jetë pjesëmarrja në komisione.

E që po keqpërdoret kjo pozitë nga ana e deputetëve të Listës Serbe e thonë  edhe nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Pas pesë muajve mungesë, më tetë shkurt deputetët e Listës Serbe kanë qenë për herë të fundit në seancë për t’u nënshkruar.

Ligjvënësit e ri serb, që nga betimi si deputetë në nëntorin e vitit 2022-të, kanë marrë pjesë vetëm tri here.

Sipas nenit 70-të të Kushtetutës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse mungon në seancat e Kuvendit gjashtë muaj rresht. /Tëvë1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit