5.2 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Nga nëntoka e Trepçës nxirret një kristal gjigant

- Advertisement -

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se kanë bërë nxjerrjen e një kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës, me përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Në njoftimin e ndërmarrjes, janë falënderuar minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, “të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës”.

“Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës”, u tha në njoftimin e “Trepçës.

Të ngjashme

Të fundit