Sipas deklaratës, Elijona ka qëndruar për pesë vite (nga mosha 7–13 vjeç) në një familje gjermane, si pjesë e një mase të përkohshme derisa babai biologjik të përfundonte procesin e fitimit të kujdestarisë në një shtet të huaj.
Për shkak të moshës së saj të mitur, në proces është përfshirë policia gjermane, e cila ka ndjekur të gjitha procedurat ligjore për mbrojtjen e saj.
Familja dhe menaxhmenti theksojnë se çdo narrativë tjetër është e pavërtetë dhe e deformuar.
Po ashtu, ata kanë bërë të ditur se do të ndërmerren edhe hapa ligjorë ndaj mediave që kanë shpërndarë dezinformata.






