Kristi ka folur për marrëdhënien e tij me Dea Mishel, e cila është përfolur shumë, ka treguar se kanë një miqësi të pastër me njëri-tjetrin.
Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka përfunduar dhe Kristi ishte pjesë e jurisë profesioniste që gjykonte vajzat.
Ditën e sotme Kristi ka qenë i ftuar tek “Shqipëria Live” me Erjona Rusin dhe Arjon Muçën, ku ka treguar më shumë rreth projekteve dhe lidhjes së tij të re. E ndërsa ka folur për marrëdhënien e tij me Dea Mishel, e cila është përfolur shumë, ka treguar se kanë një miqësi të pastër me njëri-tjetrin.
Kristi: Me Dean jemi takuar e kemi shpjeguar si është situata… Ne jemi miq kemi kaluar gjithë atë kohë bashkë kam ndihmuar Dean kur kishte nevojë dhe ajo mua, kemi një miqësi të pastër…
Arjoni: Dashuritë e mëdha nga miqësitë lindin
Kristi: Pse më provokon… po të ishte ky rast do kishte ndodhur