Sarah Berisha u eleminua pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother”, dhe tani i është rikthyer jetës normale jashtë. Ajo vazhdon ende marrëdhënien e nisur brenda me DJ PM, ndaj kurioziteti i ndjekësve është i madh.ADVERTISINGSë fundmi, në një bisedë virtuale, ajo ka zbuluar sesi po i kalon këto ditë, si shkon raporti e të tjera detaje.
Eksperiencën në “Big Brother VIP” ajo e ka konsideruar si sfidë me veten, shumë të bukur por edhe të vështirë. Ajo ka treguar se pas daljes, jeta e saj ka ndryshuar goxha.


Po ashtu ndjekësit e kanë pyetur, nëse ka pasur komunikim me Trixën dhe ajo tha se vetëm me mamanë e saj.
“Me Trixën personalisht jo, por kam shkëmbyer dy mesazhe me mamanë e saj për ta pyetur për gjendjen e Trixës”,– ka shkruar Sara.

Sa i përket marrëdhënies me Pajtimin, Sarah ka treguar se nuk e mendonte se i donin kaq shumë, por e ka kuptuar kur kanë dalë jashtë.
Ndjekësit i kanë kërkuar foto me të, dhe blogerja ka treguar se bashkë janë, e do shohin një film.

Duket se ata po e shijojnë marrëdhënien e tyre, tani pa kamera…