Ndonëse u largua nga “Big Brother VIP” disa javë më parë, Fifi mbetet një nga ish-banoret më të komentuara. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Fan Club”, ku ka folur rreth shumë detajeve. Mes të tjerash, ajo tha se që ditën e dytë pas daljes ishte penduar dhe se do e përsëriste pa hezitim këtë eksperiencë. Megjithatë, artistja u shpreh se banorët e tjerë i kanë shkaktuar shumë stres dhe ka shtuar edhe në peshë gjatë qëndrimit në shtëpi.
Mes të tjerash, ajo u pyet edhe për Granitin. Fifi tha se ruan raporte shumë të mira shoqërore, por vetëm kaq.
“E kam takuar shumë herë. Jemi miq të mirë dhe më vjen shumë mirë që e kan takuar. Jemi tipa shumë të kundërt dhe nëse do lidheshim nuk do funksiononte. Më mirë që ndodhi siç ndodhi.”- tha Fifi.
Ajo nuk e fshehu zhgënjimin ndaj banorëve duke thënë se e kanë sulmuar të gjithë sepse e kanë patur frikë në garë.
“Që kur më panë se hyra ata janë trembur. Ka shumë fallcitet aty brenda. Unë e di si janë jashtë dhe si sillen aty. Jam ndjerë shumë keq dhe e paragjykuar. Jam e vetmja që kam debatuar me të gjithë. Më kanë sulmuar se më kishin frikë”-tha Fifi mes të tjerash.
Arjola, Monika, Donaldi dhe Beatrix janë banorët për të cilët Fifi shprehu konaideratë dhe mbështetje.