9.2 C
New York
Wednesday, January 7, 2026

Buy now

Nga lidhja, tek mesazhet dhe imuniteti… Ja çfarë tha Mateo në dhomën e rrëfimit për Brikenën

- Advertisement -

Mateo, një nga banorët e rinj të “Big Brother Vip”, ka folur në dhomën e rrëfimit pas situatës së krijuar me Brikenën gjatë spektaklit të natë së kaluar. Mateo i dha banores imunitet duke e marrë me vete brenda në “Akuarium”, ashtu si edhe dy banoret e reja që zgjodhën Mirin dhe Kristin. Por Brikena nga ana e saj si fillim u revoltua duke zgjedhur të mos e pranonte vendimin, ndërsa Mateo u shpreh se prej saj priste të paktën një falënderim.

“Për sa i takon shpëtimit që bëra, nuk u bëra pishman se bëra atë që doja, pavarësisht se nuk ishte mirënjohëse për nderin që i bëra sepse unë i dhashë imunitet. Mjaftonte një faleminderit asgjë më shumë, por nuk ka problem”-, tha banori.

Përpara se të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip”, Mateo u shpreh se kishte patur një lidhje me Brikenën, ndërsa kjo e fundit e mohoi deklaratën e banorit duke thënë se kishin shkëmbyer vetëm disa mesazhe dhe ishin takuar vetëm një herë.

Të ngjashme

Të fundit