9.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nga lamtumira me Juven deri te “Katar 2022”, “zbërthehet” Dybala

- Advertisement -

Paulo Dybala vendosi që gjatë merkatos së verës të ndryshonte ambient, por jo kampionat. Argjentinasi u përshëndet me Juventusin pas 7 viteve të suksesshme si bardhezi, ndërsa iu bashkua “anijës” së udhëhequr nga Jose Mourinho.

Në një intervistë për “TycSports” nga grumbullimi i kombëtares së Argjentinas, Dybala foli për largimin nga Juve, pse zgjodhi Romën dhe çfarë bisedoi me Mourinhon si dhe mbi të gjitha foli edhe për “Katar 2022” që pritet të fillojë për gati 2 muaj.

ROMA? “Te Roma jam rikthyer të jem përsëri protagonist. Vitet e fundit te Juventusi nuk kanë qenë të lehta, ndryshimi më ka bërë shumë mirë. Mourinho më telefonoi dhe m’u deshën pak minuta për të vendosur për të ardhmen time”.

JUVENTUSI? “Ishte e papritur të mbetja pa kontratë, sepse ekzistonte një akord në lidhje me rinovimin, por më pas gjërat ndryshuan nga ana e klubit dhe trajnerit. Ata kishin në mendje një projekt të ri”.

KATAR 2022? “Kam luajtur për Juventusin për shumë vite dhe ishte e vështirë të shkoja në një klub tjetër në Itali. E njoh kampionatin, luaj në Serie A prej shumë vitesh dhe e dija se nuk do vuaja sa i përket përshtatjes. Sot jam këtu, me iluzionin e pjesëmarrjes në Kupën e Botës.

Sa herë afrohet Botërori shtohet dëshira për t’u bërë pjesë e Kombëtares, nuk doja të mungoja. Të gjithë punojmë fort për të shkuar në Katar, por është trajneri ai që do të bëjë listën. Unë nuk ndryshoj, jam gjithçka për klubin tim në mënyrë që trajneri të më shohë dhe të më besojë”, deklaroi Dybala.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit