Nga Kosova nuse në Elbasan! Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

- Advertisement -

Në Big Brother VIP gjatë ceremonisë së martesës së Brikenës dhe Mateos ka ndodhur një moment i veçantë. Mbesa e vogël e Mateos ka hyrë në shtëpi për të sjellë unazat për çiftin Mateo-Brikena, të cilët sot po kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Çifti shkëmbeu unazat dhe më pas vallëzuan nën tingujt e këngës së tyre “Të Dua”, të cilën Mateo ia kishte dedikuar Brikenas disa kohë më parë.

“Ka qenë një udhëtim shumë i gjatë dhe i vështirë, plot emocione. Doja të thoja që ti më ke dhënë të gjitha ngjyrat e këtij BB. Do ma bësh edhe jashtë jetën më të bukur”, tha Mateo.

Ndërsa Brikena shtoi: “Unë doja të thoja shumë gjëra, por kam shumë emocione. Nuk e kisha menduar kurrë të bëja një dasmë këtu. Pranova sepse ndjej shumë për ty dhe dua të jem përgjithmonë me ty”.

Kristi, moderatori i momentit, shpalli çiftin zyrtarisht “burrë e grua”.

Të ngjashme

Të fundit