Home Rozë Nga kasti i aktorëve deri të marrëdhënia mes Luizit dhe Oltës, skenaristi i filmit zbulon detaje të reja

Nga kasti i aktorëve deri të marrëdhënia mes Luizit dhe Oltës, skenaristi i filmit zbulon detaje të reja

0
Nga kasti i aktorëve deri të marrëdhënia mes Luizit dhe Oltës, skenaristi i filmit zbulon detaje të reja

Ashtu sic aludohej në mediat rozë prej javësh tashmë, ka nisur puna për filmin e Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit, dy protagonistëve dhe “rivalëve” të edicionit të dytë të “BBVA” që këtë herë do kemi mundësinë t’i shohim si cift, por njësoj si në reality show, në një marrëdhënie dashuri-urrejtje.

Ka qenë faqja zyrtare e “BBV” që ka dhënë detajet e para ditën e djeshme, duke nisur nga skenari i filmit, rolet që këngëtari dhe aktorja do të kenë, ku do të zhvillohen xhirimet dhe kur pritet të publikohet. Po ashtu është konfirmuar edhe emri i filmit, “Në kuadër të dashurisë”, një komedi që do na dhurojë madje edhe lot e që do të jetë prodhimi i parë i këtij lloji nga Top Channel,

Të gjitha i gjeni këtu.

Ndërkohë që ditën e sotme janë zbuluar të tjera detaje. I ftuar në “Wake Up” ishte skenaristi i filmit, Koloreto Cukali. Ai zbuloi një pjesë të kastit. Krahas Luiz Ejllit dhe Olta Gixharit do të jenë edhe emra të tjerë të njohur si: Sara Hoxha, Bes Bitraku, Olta Daku, Zamira Kita, Ndricim Xhepa e shumë të tjerë.

Sa i takon ciftit Olta-Luiz, skenaristi tregoi se ata jo vetëm që shkojnë me njëri-tjetrin por kanë edhe shumë kimi. Madje ai theksoi se janë aq miq, sa mund t’i gjesh edhe jashtë xhirimeve duke konsuruar një gotë nën praninë e njëri-tjetrit.

Cukali u shpreh se filmi është i zhanerit komedi moderne Hollywood-i. Ndër të tjera ai tregoi se për këtë projekt po punojnë njerëzit më të talentuar të kinemasë në Shqipëri dhe fuqia e prodhimit më e madhe në vend, që është Top Channel.

Kur do të shfaqet filmi në kinema? Në vjeshtë!

Exit mobile version