-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Nga karriera e deri tek lidhja e fortë me Zotin, Mc Kresha i zbulon të gjitha nga jeta e tij (Video)

Që nga fillimet e karrierës e deri tek lidhja e tij e fortë me Zotin, reperi ka ndarë me publikun shumë detaje që nuk i kishte rrëfyer më parë.

Pjesë nga intervista:
A të pëlqen emri yt dhe do doje të kishe një emër tjetër?
Po më pëlqen shumë dhe nuk mendoj për asnjë emër tjetër. Ndoshta Dëshpërim, madje kam një shok që e ka emrin Dëshpërim.

Çfarë mendon se të ndihmon inteligjenca dhe ku mendon se të penalizon?
Inteligjenca të penalizon në pjesën intuitive dhe përmes intuitës ti e kupton se ku do të dalë muhabeti. Unë e kam shumë të zhvilluar inteligjencën emocionale aq shumë sa nuk e përmbaj dot veten. Mendoj se të penalizon inteligjenca aq shumë sa të krijon edhe një lloj alergjie. Dhe normalisht të qenit inteligjent ka dhe avantazhet e veta.

A e ke peng që nuk u bëre futbollist i njohur, sepse për shkak të një lëndimi ti nuk arrite të zhvilloje karrierën si futbollist?
Unë nuk qaj për qumshtin e derdhur. Unë e shoh jetën si një vozitje me makinë ku xhami para është shumë i madh dhe duhet të shikosh para, ndërsa aty në mes ke dhe një pasqyrë të vogël që sheh pas. Realisht kur udhëton duhet të shikosh drejtë pra nga e ardhmja, por ndonjëherë duhet ti hedhësh sytë edhe nga e kaluara të shikosh atë që ke lënë mbrapa. Se vjen e kaluara dhe të merr të ardhmen. Nuk kam qef të stresohem dhe mbingarkohem për gjëra që nuk mundem dot për t’i ndryshuar.

Ti je 40 vjeç, pra fëmijë i 84-s, nëse do kishe mundësi të zgjidhje një kohë për të jetuar, do ishte kjo që jemi tani apo do e kishe pasur një preferencë?

Unë e dua shumë historinë dhe nëse do kisha pas mundësi, do isha kthyer në shumë kohëra dhe jo vetëm në një kohë.

Ti je njeri i Zotit, agjëron, madje dikush më tha që je aq i disiplinuar që edhe kur këndon gjatë kohës së ramazanit nuk pi asnjë gotë ujë.
Agjërimin nuk e prish për asgjë edhe kur kudhëtoj nuk e prish. Trupi i njeriut është i tillë që kur thotë nuk mundem më e ka kaluar 50 përqindëshin e durimit, e dyta çështja e të agjëruarit është një gjë aq e mirë për trupin tonë saqë është e vërtetuar edhe shkencërisht.

A të lëndon fjala e keqe kur ta thotë dikush që e do?
Aspak, vetëm se më inkurakon. Nuk mundet kurrë të më lëndojë fjala e nënës time. Psh nëna dhe babi im janë dy nga kritikët e mi më të mëdhenj për shkak të temperamentit që e kam.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit