Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mbylli një sezon ëndrrash me Spanjë dhe Ligën e Kampionëve, duke u vendosur si një nga futbollistët më të mirë në botë.
Tani, jeta duket se jeta po buzëqesh sulmuesit edhe në nivel personal.
Pak javë më parë, lojtari francez është “kapur” teksa kalonte pushimet me modelen Jordan Ozuna. Kjo shkaktoi thashethemet për një lidhje të mundshme.
Futbollisti francez që tashmë është baba i tre fëmijëve dhe modelja janë përfolur për një romancë në fillim të korrikut, pasi u panë bashkë në një jaht pranë Miamit, në Shtetet e Bashkuara.
Lidhjen e dashurisë me sa duket e ka konfirmuar edhe vet Jordan Ozuna, e cila ka publikuar imazhin e saj të parë me Karim Benzeman.
Këtë e ka bërë përmes profilit të tij në Instagram, në të cilin numëron më shumë se 340 mijë ndjekës.
Modelja 32-vjeçare, ish-kameriere në klubin e famshëm të natës në Las Vegas, “Light Night Club”, ka postuar të martën (2 gusht) në llogarinë e saj dy foto me Benzemën.
Në foton e parë, Jordan shihet teksa përqafon futbollistin, ndërsa e dyta është një pamje nga një ‘FaceTime’ me të.
Megjithatë, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të komentojë për një lidhje të mundshme. Dhe, duke e ditur se sa xheloz është Karim Benzema për intimitetin e tij, e ka të vështirë ta bëjë këtë.
Në fakt, Benzema nuk i ka shpërndarë këto foto në rrjetet e tij sociale, ndonëse duhet theksuar se fotot e publikuara nga sulmuesi francez në profilet e tij lidhen gjithmonë me anën e tij profesionale: futbollin.