25.5 C
New York
Saturday, September 21, 2024

Buy now

Nga flamuri kuqezi tek goli i Bajramit dhe Asanit, si e prezantoi Shqipërinë UEFA gjatë shortit

- Advertisement -

Mbrëmë në Hamburg të Gjermanisë u hodh edhe shorti për Europianin 2024. Shqipëria ra në grup ferri pasi do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë.

Kombëtarja kuqezi ndodhej në vazon 2 së bashku me Hungarinë, Turqinë, Danimarkën, Rumaninë dhe Austrinë. Të gjitha kombëtaret janë prezantuar përmes disa videove me momentet me të spikatura.

Gjatë prezantimit të Shqipërisë, UEFA ka përzgjedhur ta hapë me flamurin kuqezi që valëvitet. Më pas vijon goli i Nedim Bajramit në Çeki ku morëm barazimin 1-1 dhe goli i parë i Jasir Asanit me fanellën e Kombëtares ndaj Moldavisë. Në fund mbyllet me festën e të gjithë futbollistëe pas fitores me Çekinë në “Air Albania”, 3-0.

VIDEO

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit