![Nga Ferizaji në “Feriz Beu”, kërkohet ndryshimi i emrit të qytetit Nga Ferizaji në “Feriz Beu”, kërkohet ndryshimi i emrit të qytetit](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/Screenshot_20230506_215047_Chrome.jpg)
Remzi Esati dëshiron ta riemërojë qytetin e Ferizajt “Feriz Beu”, duke pretenduar se është pasardhës i drejtpërdrejtë i Feriz Beut, i njohur edhe si themeluesi i Ferizajt.
70-vjeçari që posedon dokumentet ligjore nga kushëriri i tij i ndjerë në vitin 1912 ka kërkuara rikthimin e asaj që ai konsideron “trashegi të Feriz Behut”.
“Trashëgiminë e Feriz Beut, me sjellë në sallë të kuvendit edhe me na e kthy trashëgiminë ashtu siç është e cekur në tapi e në gjithë dokumentet që unë i ruaj tash e disa vjet. Testamentet janë, dokuementat janë,” – tha ai.
Në anën tjetër, Komuna e Ferizajt, në një përgjigje për Klan Kosova, kanë thënë se Esati duhet të mbledhë nënshkrimet e qytetarëve në mënyrë që peticioni të përcillet në Kuvend Komunal për procedura të tjera.