Që nga dita e Hënë në Komunë e Prishtinës do të nis shpërndarja e 155 pakove me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian.
Kështu ka bërë të ditur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.
’Zyra për Komunitete dhe Kthim e Kryeqytetit ka bërë të gjitha përgatitjet për shpërndarjen e 155 pakove me material shkollor/didaktik për nxënësit e komuniteteve Rom, Ashkalinj dhe Egjiptian’’, ka shkruar Rama.
Më tutje Rama ka thënë se Kryeqyteti do të vazhdojë të promovojë politika gjithëpërfshirëse duke mos lënë askënd mrapa.