3 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Nga Dukagjini e Drenica, Gërvalla dhe Mihali provokojnë Haradinajn e Lushtakun

- Advertisement -

Pasi ia inskenuan mbytjen në skenë LDK-së, Lëvizja Vetëvendosje po vazhdon provokimet gjatë fushatës zgjedhore. Tash, rradha për PDK-në e AAK-në. Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëendosje, Dejona Mihali provokoi këtë të hënë Sami Lushtakun e PDK-së, duke e “ftuar në mejdan” që të dalë vetë në sheshin e Skenderajt, aty ku po protestonin qytetarët ndaj Kurtit. Pra ajo që kryen punë me mesazhe për ta udhëhequr faktikisht KEK-un e gjithashtu kontrollon deputetët e Vetëvendosjes, duke iu treguar se kur e çka të flasin. Ajo që s’del vet; e ka ftuar Sami Lushtakun që të dal vetë në Skenderaj ku u protestua kundër Albin Kurtit. Ajo i ka thënë Lushtakut se e ka zënë frika.

“E paska zënë frikë e madhe Sami Lushtakun në Skenderaj. Dil vet ma mirë sa fshihesh pas fishekzjarrëve, o trim mbi trimat.” – shkroi ajo.

Ndërkohë veç pak ditë më parë, bash nga Deçani në një deklaratë absolutisht skandaloze, Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla e quajti “gjeneral të vetëshpallur” Ramush Haradinajn.

Haradinaj Gërvallës: Gradën e parë ma ka dhënë UÇK-ja ime, të dytën NATO

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, i është kundërpërgjigjur ministres se Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e cila dje e ka quajtur gjeneral të vetëshpallur.

Në tubimin e AAK-së në Gjilan, Haradinaj ka treguar se gradën e parë ia ka dhënë UÇK-ja.

Më pas, ai ka treguar se yllin e dytë ia ka dhënë NATO.

“Unë nuk kam faj që pasi ma ka jep UÇK-ja ime gradën gjeneral brigade me një ylli. Sepse unë nga UÇK-ja kam vetëm një ylli, gjeneral brigade. Është rezultat i angazhimit tim që nuk e kam lëshuar asnjë ditë luftën, që kam qenë në lufte e krejt këto. Po pastaj NATO ma ka jep yllin dytë. Tash po e tregoj edhe ngjarjen. Bile oficeri që ma ka jep këtë të dytën është gjerman, gjenerali Klaus Rainhard dhe ceremoni ka ndodhur në Parlamentin e e Kosovës”, ka thënë Haradinaj, duke shtuar se në këtë ceremoni ka qenë bashkë me 50 oficer të tjerë të TMK-së.

“Unë nuk kam qenë deputet, por si oficer kemi qenë 50 oficerë të TMK-së. Unë atëherë e kam pasur gradën e lartë, sepse kam qenë zëvendëskomandant i përgjithshëm dhe gradën ma ka dhënë Kushneri, aty ka qenë komandanti i KFOR-it, ka qenë ceremoni solemne e NATO-së”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, para tubimit në Gjilan, Haradinaj ka folur edhe për media lidhur me këtë çështje.

Në një prononcim për gazetën Nacionale, ai ka thënë se Gërvalla deklarohet në këtë mënyrë për shkak të kritikave që ai ka ndaj Albin Kurtit.

“Ajo flet kështu sepse unë shefit të saj ia kam hequr maskën dhe çeben”, ka thënë Haradianj.

Ndërkaq, Daut Haradinaj ka deklaruar se është ndjerë keq për qytetarët që kanë sakrifikuar dhe mund të preken nga gjuha e përdorur nga ministrja Gërvalla.

“Nuk mendoj që ne duhet me komentu shumë, sepse ndoshta edhe poi japim peshë pa pasë ajo zonja. Gjithsesi i kisha bërë thirrje me pasë kujdes në fjalor, për shkak se boll është boll edhe ajo gjuha e ‘Hajrije spikericës’ nuk i ka hije se është çika e Jusuf Gërvallës”, ka deklaruar ndër të tjerash Daut Haradinaj. /Nacionale/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit