Këngëtarja e njohur, Tuna ka disa ditë që po i shijon pushimet në vendin luksoz, Dubai.
Artistja ka udhëtuar bashkë me dy djemtë e saj, Tianin dhe Zenin.
Nga imazhet që po ndanë duket se po kalon një kohë mahnitëse duke e shijuar motin e mirë.
Së fundi, në storynë e saj ka marrë vëmendje një mbishkrim që ka bërë derisa ka qenë duke e shijuar një pije të ftohtë me poza nga pishina.
“Gëzuar për të gjithë ju. Le të vazhdojmë të punojmë për ta bërë këtë botë një vend më të lumtur e të sigurt për fëmijët tanë”, ka qenë mesazhi i saj.
Ndryshe, Altuna Sejdi (emri i vërtetë), ka kohë që mungon me projekte muzikore duke iu përkushtuar vetëm familjes.