27.5 C
New York
Saturday, August 9, 2025

Buy now

Nga duartrokitjet te sulmet: VV “harron” se 5 gjyqtarët aktual të Kushtetueses kishin rrëzuar Qeverinë Hoti, atëherë Llaban s`i pengonte

- Advertisement -

Deputetët dhe zyrtarët e lartë të VV-së i kanë futur në “thumb” gjithë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Pas aktgjykimit të djeshëm, ku u konstatuar shkelja kushtetuese nga Avni Dehari, eksponentët e VV-së në “kor” janë hedhur në fyerje e linçime ndaj anëtareve të Kushtetueses.

Madje, ata janë përmendur me emër dhe mbiemër nga udhëheqja e partisë së Kurtit, duke u pretenduar lidhjet e tyre me pushtetet e kaluara.

Këto sulme të VV-së po bëhet duke harruar se 5 nga 7 gjyqtarët aktual të Kushtetueses, në vitin 2021, e kishin rrëzuar Qeverinë Hoti.

Aktgjykimi në fjalë, që kishte konstatuar se Qeveria Hoti ishte zgjedhur në mënyrë jokushteteuse, ishte duartrokitur fortë aso kohë nga paria e VV-së.

Kjo sepse kishte hapur rrugën e fitores së madhe të VV-së dhe listës së Vjosa Osmanit në zgjedhjet e 14 shkurtit të vitit 2021.

Pjesë e aktgjykimit që kishte rrëzuar Qeverinë Hoti ishte edhe gjyqtari nga komunitetit serb, Radomir Llaban, i cili po sulmohet sot në veçanti nga presidentja Vjosa Osmani dhe nga VV-ja.

Derisa pjesa dërmuese e deputetëve të VV-së e kundërshtonte aktgjykimin e djeshëm të Kushtetueses, koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, u mor personalisht me anëtarët e Kushtetueses, duke i përmend me emër dhe mbiemër.

Njoftimi që i paraprin Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese normal që nuk mund të jetë ndryshe nga mendimi dhe interesi i përbërjes së Gjykatës. 5 nga 7 anëtarët janë ish koalicioni PAN+Lista Serbe të zgjedhur në 2018. Asnjë njeri me mendje të shëndoshë nuk do të priste diçka tjetër prej tyre. Nexhmi Rexhepi – Kryetar, i zgjedhur në 2018. I sponzorizuar nga AAK dhe ish kryeministri i asaj kohe Ramush Haradinaj. Safet Hoxha – Nënkryetar, i zgjedhur më 2018. Kryetar i KRPP (organ kontrollues i prokurorimit publik) 2010-2018. I sponzorizuar nga PDK e Nisma. Asambleist i PDK në Kuvendin komunal të Suharekës”, ka shkruar Mihali, duke përmendur edhe gjyqtarët tjerë.

Bajram Latifi – anëtar i zgjedhur në 2018 i sponzorizuar nga Duda Balje si pjesë e komunitetit boshnjak. Radomir Laban – anëtar i zgjedhur me 2018 i sponzorizuar nga Lista Serbe i mbështetur nga PAN. Remzie Istrefi Peci – anëtare e zgjedhur më 2018 e sponzorizuar nga koalicioni PAN. Enver Peci – anëtar i zgjedhur më 2022 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare Jeton Bytyçi – anëtar i zgjedhur në 2024 i votuar nga të gjitha subjektet parlamentare”, ka shkruar Mihali.

Në të njëjtën mënyrë gjyqtarët u linçuan edhe nga deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci.

Në profilin e saj në “Facebook”, në mënyrë specifike ajo ka përmendur gjyqtarin serb.

Demokracia përfaqësuese u anulua në Kosovë dhe nuk vlen më. Kot i fiton zgjedhjet, kot del i pari. 6 gjyqtarë, nga të cilët 5 nga koha e PAN-it dhe njëri i lidhur me Serbinë, shkelin vullnetin e popullit, riinterpretojnë vendimin e vet dhe gjejnë shkelje veçse te Avni Dehari”, ka shkruar Bogujevci.

Por, gjyqtari serb dhe 4 emrat tjerë të gjyqtarëve që po përmenden nga Mihali dhe eksponentët e VV-së nuk janë aspak të panjohur për publikun kosovar.

Nexhmi Rexhepi, Safet Hoxha, Bajram Ljatifi, Radomir Laban dhe Remzie Istrefi-Peci janë 5 prej 7 gjyqtarëve aktual që në fund të vitit 2020 kishin nxjerr aktgjykimin, i cili e kishte shpallur Qeverinë Hoti si jo kushtetuese.

Rrëzimi i Qeverisë Hoti, e cila ishte formuar pas rrëzimit me mocion të Qeverisë Kurti 1, ishte pritur me entuziazëm nga Albin Kurti dhe VV-ja.

Aso kohe as gjyqtari serb Radomir Laban dhe as katër gjyqtarët tjerë nuk e pengonin Kurtin dhe VV-së, sepse aktgjykimi ishte në favorin e tyre.

Më 7 janar të vitit 2021, kryetari i VV-së, Albin Kurti, aktgjykimin në fjalë e kishte vlerësuar si të drejt.

Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese. Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Me 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor. Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës”, kishte shkruar Kurti në profilin e tij në “Facebool”.

Edhe Albulena Haxhu e kishte vlerësuar latë këtë aktgjykim.

Ne e vlerësojmë vendimin. Po presim ftesën nga ushtruesja e detyrës së presidentes znj. Osmani, e cila e ka për detyrë të ftojë partitë politike për të marrë vendimin e tyre për datën e zgjedhjeve të reja”, kishte shkruar Haxhiu në atë kohë.

Në dispozitivin e aktgjykimit, i cili është publikuar dje, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se kryesuesi u seancës, Avni Deharin, e ka shkelur Kushtetutën kur e ka ndryshuar agjendës e seancës konstituive.

Gjykata e ka urdhëruar deputetin Dehari që të vazhdojë seanca për zgjedhjen e kryetar të Kuvendit përmes votimit të hapur.

Sipas dispozitivit, ky votimi mund të realizohet vetëm deri në 3 herë për kandidatin e njëjtë. Gjithashtu gjykata ka urdhëruar deputetët që gjatë procedurës së zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve të jenë të pranishëm dhe të votojnë.

Ndërsa, në piken e fundit të dispozitivit është thënë se seanca konstituive duhet të përfundohet brenda 30 ditëve nga dita e hyrjes në fuqi të këtij aktgjykimi./nacionale/

Të ngjashme

Të fundit