Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar sot një vizitë zyrtare në Zvicër, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga presidentja zvicerane, Karin Keller-Sutter.
Sonte është mbajtur edhe një gala-mbrëmje, ku Osmani dhe homolgia e saj Keller-Sutter kanë mirëpritur Xherdan Shaqirin para fillimit të kësaj mbrëmje.
Ndryshe, vizita e të parës së shtetit tonë në Zvicër do të vazhdojë edhe nesër, ku do të zhvillojë takime të ndryshme, ndër to edhe me mërgatën shqiptare./Klankosova.tv

