-0.5 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Nga cilësimet si “një shpi budall”, Haradinaj bëhet “zëdhënës” i Kurtit për marrëveshjen me Serbinë

- Advertisement -

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka humbur krejtësisht balancin politik ditëve të fundit.

Ai ka filluar të “flirtojë” me të madhe politikisht me kryeministrin Albin Kurti.

Nga kritikat e mëhershme të ashpra kundër Kurtit, qeverisjen e të cilit e quante “një shpi budallë”, Haradinaj ditëve të fundit ka përfunduar duke u bërë zëdhënës i “shtëpisë së budallëve” për dialogun dhe marrëveshjen me Serbinë.

Madje, Haradinaj dje shkoi aq larg, duke pohuar se e ka parë njohjen në draft-marrëveshje, e cila realisht nuk figuron askund, pasi që siç ka mësuar Demokracia.com, të njëjtin dokument e kanë parë edhe liderë të tjerë opozitarë, të cilëve ua kishte prezantuar Lajçak e Escobar.

Haradinaj, po ashtu, ka thënë se ka një vit që po punohet për marrëveshjen përfundimtare, gjë që nuk është sërish e vërtetë, sepse për të punohet minimalisht që nga viti 2018-të, ndërsa propozimi i tanishëm me ndonjë ndryshim eventualisht të vogël ka qenë në tavolinë qysh para një dekade, porse ai ishte refuzuar si i papranueshëm.

Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet…

Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, October 27, 2022

“Ka mbi një vit që punohet për Marrëveshjen përfundimtare ligjërisht të obligueshme për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kam qenë personalisht i angazhuar për këtë temë dhe kam dhënë kontributin tim. Qytetarët në Deçan, i sigurova se marrëveshja do të rregullojë raportet mes Kosovës dhe Serbisë si dy shtete të pavarura, dhe është interes i Kosovës përfshirja amerikane në këtë proces si dhe që të përshpejtojë rrugën e saj drejt NATO-s.

Gjatë bashkëbisedimit, përsëritëm shqetësimin tonë për gjendjen ekonomike, krizën energjetike në vend dhe mungesën e syqeltësisë së qeverisë për të marrë masat e duhura para se të vijë dimri”, ka shkruar ai.

Haradinaj në fund, siç shihet e ka kritikuar Qeverinë Kurti sa për “sy e faqe” vetëm për krizën energjetike. /Demokracia.com/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit