Mbrëmjen e së shtunës, Arbër Hajdari dhe partnerja e tij nga Kosova, Vlera kanë kurorëzuar dashurinë e tyre 5 vjeçare në martesë.
Çifti organizuan një dasmë madhështore me shumë të ftuar, ku padyshim nuk mungonin as personazhe të njohur të ekranit. Këtu mund të përmendim Bora Zemanin, vëllezërit Veshaj, Arbana Osmani me partnerin Eduart Grishaj, Lori Hoxha dhe shumë të tjerë.
Të famshmit ishin kombinuar deri në detaj, duke tërhequr vëmendje të madhe me “look-un” e tyre. Më poshtë do t’ju tregojmë disa nga veshjet që spikatën gjatë mbrëmjes spektakolare: