Policia e Kosovës ka njoftuar se nga data 3 prill 2025, gjobat e shqiptuara në trafik do të shkojnë në adresë të pronarit të automjetit.
Sipas njoftimit gjobat do të dërgojnë përmes Postës së Kosovës dhe platformës e-Kosova.
“Pronari i automjetit do të pranojë gjobën në adresën e tij. Nëse ai nuk ishte drejtuesi i mjetit në momentin e shkeljes, është i detyruar të sigurojë të dhënat e shoferit. Mosdorëzimi i këtyre të dhënave sjell masa ligjore për personat fizik dhe juridik sipas nenit 254 të Ligjit nr. 08/L-186. Përfitoni -50% zbritje në pagesë, nëse e paguani brenda afatit ligjor! Keni të drejtën e ankesës nëse nuk pajtoheni me gjobën.” – thuhet në njoftim.