Trupi Gjykues në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit njoftoi mbylljen e procedurës së paraqitjes së provave.
Trupi Gjykues ka urdhëruar që dosjet gjyqësore përfundimtare dhe deklarata duhet të dorëzohen deri më 19 janar 2026, është bërë e ditur në një njoftim nga ZPS.
Deklaratat përmbyllëse janë planifikuar për t’u paraqitur nga 9 deri 13 shkurt 2026, si dhe datat e rezervuara më 16 dhe 18 shkurt, nëse është e nevojshme.
Para këtij vendimi, në njoftim bëhet e ditur se Trupi Gjykues hodhi poshtë kërkesën e ZPS-së për të paraqitur kundërprova, duke konstatuar se nuk ishin plotësuar kushtet për pranimin e provave të tilla.
Trupi Gjykues gjithashtu hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë apelimin e vendimit të mëparshëm me të cilin ishte refuzuar kërkesa për procedurë të veçantë të përcaktimit të dënimit, duke konfirmuar se çdo përcaktim i dënimit, në rast se është i zbatueshëm, do të shqyrtohet me Aktgjykimin.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do të kenë mundësinë të ngrihen në këmbë edhe një herë në sallën e gjyqit në Gjykatën Speciale për të thënë fjalët e tyre përfundimtare.
Trupi gjykues ka vendosur që ata të kenë kenë në dispozicion nga 20 minuta secili, nëse dëshirojnë.
Trupi Gjykues rikujton se deklaratat politike ose vërejtjet fyese ndaj Palëve, pjesëmarrësve, dëshmitarëve apo viktimave nuk do të lejohen dhe nuk do të tolerohen”, ka shkruar paneli në vendim.







