Nga 1 janari pensioni minimal në Malin e Zi do të jetë 450 euro.
Për këtë ndryshim në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor ka njoftuar kryeministri Milojko Spajiq.
“Evropa tani 2! Kuvendi i Malit të Zi miratoi ndryshimet në Ligjin për Sigurimin Pensional dhe Invalidor të propozuar nga Qeveria, në bazë të të cilave pensioni minimal do të jetë 450 euro nga 1 janari”, ka njoftuar ai.
Ndërkaq ndryshimet janë votuar në mbledhjen e Kuvendit të Malit të Zi.
Pensioni minimal në Malin i Zi tash i bie të jetë tri herë më i lartë se në Kosovë.