11.4 C
New York
Monday, April 21, 2025

Buy now

Neziri i PDK-së Reçaku nuk është vetëm kujtesë, por një amanet – një dëshmi e gjakut të derdhur për të vërtetën dhe dinjitetin tonë

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 99, Isak Neziri, ka përkujtuar të rënët në Masakrën e Reçakut.

Ai ka thënë se Reçaku nuk është vetëm kujtesë, por një amanet – një dëshmi e gjakut të derdhur për të vërtetën dhe dinjitetin tonë.

Postimi i plotë në Facebook:

Sot përulemi me nderim të thellë para kujtimit të 45 martirëve të Reçakut – viktima të një akti barbar që tronditi ndërgjegjen e botës dhe vulosi përjetësisht sakrificën tonë për liri. Ky krim i pushtetit serb nuk është vetëm një plagë në zemrën e Kosovës, por një thirrje e pashtershme për drejtësi.

Reçaku nuk është vetëm kujtesë, por një amanet – një dëshmi e gjakut të derdhur për të vërtetën dhe dinjitetin tonë. Derisa procesi i padrejtë në Hagë po vazhdon të jetë i verbër ndaj vuajtjeve tona, ne vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për Reçakun dhe liri për Çlirimtarët. Nuk do të ndalemi derisa historia të shkruhet ashtu siç ishte.

Të ngjashme

Të fundit