-3.2 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Neziri i PDK-së me premtime të mëdha: Do të jem urë lidhëse për bizneset e Kosovës

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Neziri ka deklaruar se do të jetë urë lidhëse për bizneset e Kosovës dhe Gjermanisë, duke thënë se do të krijojë mundësi më të mira të të zhvilluarit biznes për afaristët e Kosovës.

Neziri ka theksuar se do të jetë shumë aktiv që përmes zhvillimit të hapë vende të reja pune dhe të sjellë investime të reja.

“Do ta quaja një urë lidhës për bizneset e Kosovës. Kjo është një pikë që unë mund të ndikojë edhe më shumë përmes ulëses së Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Neziri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Tutje, ai ka theksuar se Partia Demokratike e Kosovës duhet të rikthehet në qeverisje për shumë arsye.

“Kemi arritur të zhvillojmë disa biznese në mërgata, por që nuk e kam pasur atë kënaqësinë për një Kosovë që mundet ma mirë. Tash e katër vjet ne jemi shumë aktivë në mërgatë. Puna që është ba kam kuptu që duhet patjetër të rikthehemi në qeverisje”, ka thënë Neziri.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit