Elmi Morina, një prej afaristëve më të suksesshëm të Kosovës, na bashkohet në rrugëtimin tonë për zhvillimin e vendit.
Kështu ka bërë me dije, kandidati për deputet i PDK-së nga diaspora me numrin 99, Isak Neziri.
“Elmi Morina, një prej afaristëve më të suksesshëm të Kosovës, na bashkohet në rrugëtimin tonë për zhvillimin e vendit. Mbështetja e tij dhe e Iliria Cosmetics tregon se mërgata dhe vizioni për ndryshim janë kyçe për një Kosovë që mundet ma mirë. Bashkë do të zhvillojmë ekonominë, hapim vende të reja pune dhe do të mbajmë rininë në vend. #pdk131 #isakneziri99”, ka shkruar Neziri në Facebook.