-3.5 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Nezir Osmani figuron si person i zhdukur nga viti 2021, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët

- Advertisement -

Policia e Kosovës përmes një komunikate kanë njoftuar se edhe pas më shumë se dy viteve prej kur ishte raportuar Nezir Osmani, ende figuron si person i humbur.

Sipas Policisë së Kosovës, edhe pse tashmë ka filluar plani për kërkim, e janë marrë të gjitha masat relevante nga secili insituticion që mund të kishte ndihmuar në lidhje me rastin, prapë se prapë personi nuk është gjetur.

Andaj nga Policia e Kosovës, po kërkohet ndihma e qytetarëve, që në rast se posedojnë çfarëdo informacioni relevant për personin Nezir Osmani, të lajmërojnë numrin e telefonit 192. Pra atë të Policisë së Kosovës.

Komunikata e plotë:

Me datë 04.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur

Bëhet fjalë për personin, Nezir Osmani i lindur në vitin 1963, banues në lagjen Kodra e trimave.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si :

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit