14.4 C
New York
Saturday, November 1, 2025

Buy now

Nezir Kraki fton organet për hetime: Vëllai i Avdullah Hotit u regjistrua si votues në Junik, erdhi të një familje për strehim

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki, ka ngritur akuza lidhur me procesin zgjedhor në Junik.

Kraki tha se në mesin e mbi 300 personave të regjistruar rishtazi si votues në Junik, gjendet edhe Tafil Hoti, vëllai i ish-kryeministrit dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti.

“Në mesin e 300 e kusur personave që u shtuan si votues në Junik me e ndihmu kryetarin aktual me vota, gjendet edhe Tafil Hoti, vëllai i Avdulla Hotit, ish-kryeministër dhe tash deputet i LDK-së. D.m.th. nga Rahoveci në Junik”, ka shkruar Kraki.

Ai ka shtuar se, sipas të dhënave që pretendon se i ka, Tafil Hoti figuron si banor në një shtëpi të një familjeje junikase.

“A e kuptoni sa e sofistikume ka qene skema e mashtrimit me te dhena personale per te ndiku ne vullnetin e votuesve? I bëj thirrje z. Avdulla Hoti të na sqarojë pse e ka lënë vëllain pa hise dhe e ka detyru me ardhë te një familje në Junik për strehim. Junikasit duhet ta dine qe vullneti i tyre eshte deformu nga votues fiktivë qe as’je lidhje me Junikun nuk e kane. Organet e rendit dhe hetuesia duhet ta marrin seriozisht kete skeme kriminale e cila ka gjasa me u perserit edhe ne zgjedhje tjera.”, tha ai.

 

Të ngjashme

Të fundit