5.2 C
New York
Wednesday, December 24, 2025

Buy now

Nezir Çoçaj: Politika në Kosovë po përballet me krizë lidershipi

- Advertisement -

Kandidati i NISMA, Nezir Çoçaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet aktuale politike në vend, duke theksuar se politika në Kosovë po përballet me një krizë të thellë lidershipi, raporton Scanner.

Sipas tij, shumë politikanë flasin për guxim, por shmangen kur vjen koha për të marrë përgjegjësi, ndërsa kërkojnë vota pa ofruar llogaridhënie. Çoçaj ka theksuar se lidershipi i vërtetë nuk matet me zhurmë, lista apo slogane, por me gatishmërinë për të përballuar sfidat dhe për të vepruar me integritet.
Ai ka shtuar se politika ka nevojë për më pak fjalë boshe dhe më shumë përgjegjësi reale, si dhe për përfaqësim që nuk përfundon me ditën e zgjedhjeve, por vazhdon çdo ditë me punë dhe ndershmëri.

Në fund, Çoçaj ka kërkuar besimin e qytetarëve për të forcuar radhët dhe, siç është shprehur ai, “për ta çarë rrethimin”.

Postimi i plotë:

Me shkas:

Sot politika në Kosovë po përballet me një krizë lidershipi.
Shumë flasin për guxim, por shmangen kur vjen koha e përgjegjësisë.

Shumë kërkojnë vota, por harrojnë llogaridhënien.
Lidershipi i vërtetë nuk matet me zhurmë, lista apo slogane,
por me gatishmërinë për të mbajtur barrën, për të qëndruar përballë sfidave dhe për të punuar me integritet.

Politika ka nevojë për më pak fjalë boshe dhe më shumë përgjegjësi reale.
Për përfaqësim që nuk mbaron ditën e zgjedhjeve, por vazhdon çdo ditë me punë dhe ndershmëri.

Na jepni besimin, t’i shtojmë rradhët si kaherë për t’a çarë rrethimin.

#zgjedhjeparlamentare2025
#nismasocialdemokrate122
#fatmirlimaj1
#nezirçoçaj11

Të ngjashme

Të fundit