Superylli brazilian i futbollit, Neymar u ndesh me një incident të pazakontë në ndeshjen e tij të fundit të Al-Hilal kundër Esteghlal në Ligën e Kampionëve të Azisë.
Teksa Neymar po largohej nga fusha, tifozët kanë dashur ta përshëndesin nga tribunat, të cilëve ai i ka zgjatur dorën dhe një tifoz e ka shfrytëzuar këtë rast për t’ia hequr unazën nga dora e djathtë brazilianit.
Neymar e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur, por megjithatë e pa tifozin vetëm me një vështrim dhe vazhdoi të ecë drejt fushës së stadiumit.
Braziliani padyshim që nuk i interesoi shumë unaza pa të cilën mbeti, duke vazhduar të kryejë punë e tij.
Interesant është fakti se vetëm pak orë pas vjedhjes, ajo unazë është gjetur në shitje në nëj faqe që mirret me këto gjëra.
Unazës i është vënë një çmim prej afro 15 mijë eurosh.
Meqë ra fjala, ndeshja mes Al-Hilal dhe Esteghlal përfundoi me rezultat 3-0, ku Neymar pësoi një dëmtim muskulor.