![Neymari kërkohet nga Chelsea, por ka edhe dy opsione tjera Neymari kërkohet nga Chelsea, por ka edhe dy opsione tjera](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/04/Neymar_PSG_2021-22-1.webp)
Aventura e Neymarit te PSG-ja duket se po shkon drejt fundit. Sipas “The Mirror”, drejtuesit e klubit francez po mendojnë seriozisht për ta larguar yllin brazilian nga skuadra në merkaton e verës.
Në “pole position” për të afruar sulmuesin është Chelsea. Këta të fundit që kur është ndryshuar pronësia, kanë bërë investime të rëndësishme dhe Neymar mund të jetë i radhës.
Chelsea nuk është i vetmi opsion për yllin brazilian. Një rikthim te Barcelona nuk përjashtohet, ndërkohë që vetë Neymar në një intervistë ka shprehur dhe dëshirën për t’u rikthyer te skuadra e Santos.