Futbollisti i njohur botërisht, Neymar, së fundi ka promovuar veturën e parë elektrike të markës “e.GO”, të familjes së Lazim Destanit në Berlin.
“Next e.GO Mobile” është njëra nga kompanitë e biznesit të familjes Destani ku bëjnë pjesë një numër sipërmarrjesh që operojnë nën ombrellën e kësaj kompanie me seli në Holandë, e themeluar nga Nazif Destani.
Pjesë e këtij grupi që përbën shtyllën kryesore është edhe “Ecolog International”.
Sipërmarrja për prodhimin e veturave elektrike u themelua vitin e kaluar në Gjermani, ku për një kohë të shkurtër, doli edhe kontigjenti i parë i veturave.
Sipas projektit, parashihet të prodhohen deri në 30 mijë automjete për një vit.
Në këtë event, në mesin e shumë fytyrave të njohura, ishin edhe Loredana dhe Noizy, ky i fundit mik shumë i ngushtë i Blerim Destanit.