Neymar do të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit për shkak të operacionit, ka njoftuar Paris Saint-Germain.
Braziliani ishte lënduar gjatë muajit të kaluar gjatë fitores 4-3 ndaj Lille dhe ka qenë jashtë fushës.
“Neymar Jr ka shfaqur disa episode të paqëndrueshmërisë me këmbën e djathtë në vitet e fundit. Stafi mjekësor i Paris Saint-Germain ka rekomanduar një operacion për të shmangur një rrezik të madh të përsëritjes. Të gjithë ekspertët e konsultuar kanë konfirmuar këtë nevojë”, ka njoftuar klubi francez. “Pritet një vonesë prej tre deri në katër muaj për kthimin e tij në stërvitje”.
Ky ishte një nga sezonët më të mirë të brazilianit, ku kishte realizuar 18 gola dhe 16 asistime në të gjitha garat.