10.8 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Neymar me një lëndim tjetër

- Advertisement -

Neymar Jr. është dashur të zëvendësohet vetëm pak minuta pas inkuadrimit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi ndaj Esteghal.

Neymar u largua nga loja shkaku i një lëndimi, vetëm pak minuta pasi hyri në ndeshjen e tij të dytë që nga rikthimi prej lëndimit të rëndë që e kishte pësuar një vit më parë.

Ylli brazilian hyri në lojë në minutën e 57-të, mirëpo pas pak minutave, duke ngritur shqetësime të mëdha për fitnesin e tij.

Incidenti ndodhi kur Neymar Jr. tentoi të pranojë një pasim nga Marcos Leonardo. Pas këtij rasti, Neymari e kapi këmbën e tij dhe sinjalizoi për një zëvendësim.

Duket se ai po vuan nga një problem i vogël muskulor dhe jo diçka e madhe e serioze për Al-Hilal.

Megjithatë, për të qartësuar situatën e Neymarit, klubit saudit i duhet të del me një deklaratë zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.

Ndeshja e ardhshme e Al-Hilal do të jetë më 26 nëntor, duke i dhënë kohë të mjaftueshme brazilianit për t’u rikuperuar.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit