16.5 C
New York
Monday, June 9, 2025

Buy now

Neymar me Covid-19, merr pushim nga klubi

- Advertisement -

Sulmuesi brazilian Neymar është larguar përkohësisht nga aktivitetet me ekipin e tij Santos, pasi ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi brazilian, duke sqaruar se te tridhjetë e tre vjeçari shfaqja e simptomave ka filluar të enjten dhe ai menjëherë është tërhequr nga stërvitjet dhe angazhimet me skuadrën.

Testet mjekësore kanë konfirmuar infektimin me virusin, ndërsa Santos nuk ka dhënë detaje lidhur me kohëzgjatjen e mungesës së Neymar dhe nuk ka komentuar më tej për rastin.

Gjithsesi, Neymar nuk ishte i pranishëm në ndeshjen e fundit të skuadrës kundër Fortaleza për shkak të një pezullimi. Ky takim do të jetë i fundit për Santos para se kampionati brazilian të ndërpritet përkohësisht nga data 14 qershor deri më 13 korrik, për shkak të zhvillimit të Kupës së Botës për klube në Shtetet e Bashkuara.

E ardhmja e Neymar te Santos vazhdon të jetë e paqartë, pasi kontrata e tij me klubin skadon më 30 qershor. I penguar nga lëndimet gjatë këtij sezoni, ylli brazilian ka zhvilluar dymbëdhjetë paraqitje në të gjitha garat, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë tri asistime.

Të ngjashme

Të fundit