Paris Saint-Germain ka njoftuar se Neymari ka filluar të vrapojë përsëri në stërvitje, dy muaj pasi e lëndoi nyjën e këmbës së majtë.
Neymari pësoi lëndim në nyje gjatë fitores së PSG-së 3:1 kundër Saint-Etienne në fund të nëntorit dhe në atë kohë mjekët e klubit thanë se ai do të mungonte rreth tetë javë,
Neymari ka filluar të vrapojë përsëri sot dhe tani e ka nisur fazën e rfitimit të kondicionit në fushë”, njoftoi PSG-ja.
PSG-ja do të përballet me Real Madridin në ndeshjen e parë të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve më 15 shkurt në Paris.
Neymari shpreson se deri atëherë do të jetë i gatshëm për të luajtur.