1.9 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Neymar flet për raportet në PSG: Me ardhjen e Messit nisën problemet

- Advertisement -

Ylli brazilian Neymar ka zbuluar detaje nga periudha e tij te Paris Saint-Germain, duke folur për raportet mes tij, Lionel Messi dhe Kylian Mbappe.

Sipas Neymarit, ardhja e Messit në Paris në vitin 2021 ndikoi në ndryshimin e dinamikës brenda skuadrës.

“Kur Messi mbërriti te PSG-ja në vitin 2021, Mbappe u bë xheloz… Ai nuk donte të më ndante me askënd tjetër. Kështu filluan problemet, atëherë ndryshoi sjellja e tij. Mendoj se nuk funksionoi te PSG për shkak të kësaj”, ka deklaruar Neymar.

Treshja e famshme sulmuese krijoi pritshmëri të mëdha te kampioni francez, por pavarësisht potencialit të jashtëzakonshëm, PSG nuk arriti suksesin e shumëpritur në arenën evropiane gjatë asaj periudhe.

Të ngjashme

Të fundit