14.1 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Neymar afrohet me Messin, blen një tokë për 24 milionë euro në Miami

- Advertisement -

Magjistari brazilian i futbollit Neymar është vënë në qendër të vëmendjes pasi bleu një tokë në vlerë 24 milionë euro.

Futbollisti i famshëm brazilian, i cili u rikthye në fushë javën e kaluar pas më shumë se një viti pauzë, vendosi të investojë para në tokë, ndaj pagoi 24 milionë euro për një copë tokë.

Vendi ku Neymar do të ndërtojë një vilë luksoze ndodhet në Bal Harbour, pranë Miami Beach në Florida.

Toka ka pamje nga deti dhe ndodhet ne pjesën më luksoze të Floridës.

 

Prona, me vlerë 24 milionë euro (26 milionë dollarë), ka vendin e vet për një varkë të vogël ekskursioni.

Kjo “copë e bregdetit” ka miratuar planet për të ndërtuar një shtëpi.

Futbollisti brazilian, siç raportohet nga Ëall Street Journal, u tërhoq nga privatësia dhe siguria e komunitetit të mbyllur ku ndodhet toka. Ishte pikërisht ajo që kërkonte ish-ylli i Barcelonës.

Lëvizja ka nxitur spekulimet se Neymar po planifikon një kalojë në Miami për t’u ribashkuar me Lionel Messin dhe Luis Suarez në Inter Miami.

Megjithatë, tani për tani ai është i kënaqur në Arabinë Saudite dhe nuk ka nevojë të ndryshojë klub.

Braziliani u kthye nga një dëmtim i tmerrshëm në gju javën e kaluar. Që kur nënshkroi për Al-Hilal në gusht 2023, ai ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje dhe ka fituar më shumë se 160 milionë euro nga sauditët gjatë asaj kohe.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit