Kandidati i PDK-së për Asamblenë Komunale të Podujevës, Nexhmi Muçiqi, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës ka dëshmuar në vazhdimësi se është forca kryesore e zhvillimit të vendit.
“PDK është parti e njerëzve të fuqishëm që dinë të bëjnë projekte të mëdha, si guerilja, lufta për çlirim, pavarësia e vendit, institucionet, ushtria, autostradat dhe shumë të tjera, të cilat sot po i gëzojnë edhe ata që po e çojnë vendin në të qafje”, ka thënë Muçiqi.
Ai ka theksuar se PDK është lidere në qeverisje të mirë, dinamike dhe efikase, duke shtuar se Llapi meriton mundësinë për zhvillim të fuqishëm ekonomik.