14.6 C
New York
Thursday, October 9, 2025

Buy now

Nexhmi Muçiqi: Jo vetëm Fatmirin, por të gjithë spiunët duhet të arrestohen

- Advertisement -

Kandidati për asamble të Podujevës, Nexhmi Muçiqi, përshëndeti veprimin e fundit të institucioneve të sigurisë së Kosovës, pas arrestimit të Fatmir Shehollit, dhe i bëri thirrje institucioneve që të mos ndalen deri sa të gjithë individët e implikuar në aktivitete spiunazhi të dalin para drejtësisë.

Sipas tij, arrestimi i Fatmirit shënon vetëm një hap të parë në zbardhjen e përgjegjësive.

“Jo vetëm Fatmirin, por të gjithë spiunët duhet të arrestohen,” deklaroi Muçiqi, duke shtuar se qytetarët presin drejtësi të plotë dhe mbrojtje të shtetit. Ai uroi dhe falënderoi punonjësit e institucioneve të sigurisë për punën e tyre dhe vazhdoi: “Bravoooo për institucionet e sigurisë — Kosovë, mirë bëre!”

Të ngjashme

Të fundit