Familja e akademikut tashmë të ndjerë, Nexhat Daci, kanë njoftuar për ceremoninë mortore që do të mbahet e që do të nis sot (e premte).
Varrimi i Dacit do të bëhet nga ora 13:40 deri në orën 14:20 në varrezat e Dragodanit.
Agjenda e ceremonisë mortore:
09:00 – 11:45
Homazhe – Holli i Kuvendit të Kosovës
12:00 – 12:45
Akademi Përkujtimore në Sallën Plenare të Kuvendit të Kosovës.
13:40 – 14:20
Varrimi me nderime shtetërore tek Varrezat në Dragodan
E pamja do të mbahet nga data 03 deri më 05 janar, në Hotel Sirius, nga ora 10:00 – 17:00.






