Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, ka komentuar figurën e kandidatit për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, duke e krahasuar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Sipas Spahiut, për nga zgjuarsia dhe aftësia për të fituar besimin e qytetarëve, Tahiri i ngjan shumë Thaçit.
Në një formë shakaje, por edhe duke u bazuar në stilin dhe veprimet e tij politike, Spahiu tha në Pressing se Tahiri i ngjan Thaçit më shumë sesa djali i tij, Endriti.