3.1 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Newcastle United s’ndalet këtë edicion në Premierligë, regjistron fitoren e 10-të radhazi dhe kalon Cityn në tabelë

- Advertisement -

Newcastle United po vazhdon me formë të shkëlqyer këtë edicion në Premierligë duke regjistruar fitoren e 10 radhazi dhe të 15-tën pa disfatë në të gjitha garat.

Skuadra e Newcastle United triumfoi sot 0:3 në udhëtim kundër Leicester Cityt në “King Power Stadium”.

Wood dhe Almiron në minutat 3 dhe 7 i dhanë epërsinë e hershme ekipit mysafir.

Fitorja bindëse u vulos në minutën e 32-të kur Joelinton dërgoi topin në rrjetë.

Me këtë fitore, Newcastle United ngritet në pozitën e dytë në tabelë me 33 pikë, duke e lënë prapa Cityn me një pikë më pak, por “Qytetarët” kanë dy takime më pak.

Lider mbetet Arsenali që ka 37 pikë dhe që e luan sonte ndeshjen në shtëpi kundër West Ham United.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit