11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Newcastle United ia shkakton humbjen e parë Arsenalit në Premierligë

- Advertisement -

Newcastle United e ka mposhtur Arsenalin me rezultat minimal 1:0, kështu për t’ia shkaktuar humbjen e parë në këtë sezon të ri të Premierligës, pas 11 xhirove të zhvilluara.

Skuadra e Mikel Artetës erdhi nga një rezultat negativ në këtë ndeshje, pasi u mposht nga West Ham United në mesjavë, për t’u eliminuar nga Kupa EFL.

Nënkampioni i Premierligës nuk arriti të kthehej te rezultatet pozitive, duke treguar një nga paraqitjet më të dobëta të sezonit sot.

90 minuta në Saint James’ Park nuk ngjasuan me një ndeshje të Premierligës, pasi pati shumë pak raste të mira të krijuara, me tri gjuajtje në portë në total nga dy skuadrat.

Pjesa e parë e takimit përfundoi pa gola dhe u karakterizua me katër kartonë të verdhë, tre për Newcaslte dhe një për Arsenal.

Në 45 minutat e dyta u shënua goli i vetëm i takimit. Zhvillohej minuta e 64-të kur Willock harkoi në zonë, por që fillimisht Joelinton dështoi në shënonte dhe nga rrëmujë e vogël përfitoi Gordon që e çoi topin në rrjetë për 1:0.

Deri në fund të takimit nuk pati asnjë ndryshim në rezultat dhe Newcastle United mori pikët e plota për t’u ngjitur në vendin e gjashtë me 20 pikë në 11 ndeshje, ndërsa Arsenali rrezikon të bjerë në pozitë të pestë nëse Liverpool dhe Aston Villa e shfrytëzojnë gabimin e ‘Topçinjve’.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit