24.1 C
New York
Thursday, July 10, 2025

Buy now

Newcastle United eliminon Man Cityn nga Carabao Cup

- Advertisement -

Newcastle United ka fituar derbin ndaj Manchester Cityt, në raundin e 32 më të mirëve në Carabao Cup.

“Qytetarët” pavarësisht dominimit pësuan humbje dhe njëkohësisht u eliminuan, me epilogun përfundimtar që doli të jetë 1:0.

Man City e nisi shumë mirë duke pasur një rast të bukur me anë të Julian Alvarez, i cili dështoi përballë portierit Nick Pope.

Pavarësisht rasteve të shumta asnjëra nga skuadrat nuk gjetën rrugën drejtë rrjetës, andaj rezultati i pjesës së parë doli të jetë 0:0.

Ishte Alexander Isak që kaloi vendasit në epërsi me një gol të bukur pas një asistimi të Joelintonit (53’).

Man City tentoi deri në fund që ta barazonte rezultatin por që assesi s’arriti ta thyente mbrojtjen vendase.

Kësisoj, Newcastle avancoi në rrethin e 16-të më të mirëve dhe kundërshtarin e radhës do ta mësojë pas hedhjes së shortit.

Të ngjashme

Të fundit